Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh.
Në qarkun e Shkodrës, ka pasur problematika në akse rrugore, teksa disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Njoftimi i plotë
1. Bashkia Shkodër ,
* Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet pa probleme.* Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.
2. Bashkia Vau Dejës ,
* Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.* Nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor.* Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
3. Bashkia Malësi e Madhe ,
* Reshje me intensitet Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët.* Nuk raportohen problematika të emergjencave civile.
4. Bashkia Fushë-Arrëz ,
* Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.* Ka shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin.* Ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.
5. Bashkia Pukë
* Vijojnë reshje shiu me intensitet mesatar.* Ka dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje trupash rrugë dhe shembje skarpatash.
6. DRV Shkodër ,
* Akset rrugire nacionale të administruara nga kjo drejtori paraqiten të kalueshme.* Reshjet vijojnë, por nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
7. Druk Lezhë ,
* Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.* Nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së Rezervuarit të Shtodrit.* Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë nën kuotat e riskut.* Hidrovoret e Velipojës (Vilu dhe Cas) janë në gatishmëri dhe punojnë normalisht.
Moti i keq në Shkodër/ Problematika në rrugë, disa fshatra me ndërprerje të energjisë elektrike
