Çelësi i pushtetit?! Konservatorët francezë afër një pakti me Le Pen!

Çelësi i pushtetit?! Konservatorët francezë afër një pakti me Le Pen!

“Asnjë votë për të majtën!”, thirrja e Bruno Retailleau, kryetarit të partisë konservatore franceze Les Républicains (LR), ndihmoi që një kandidat i aleancës së lidhur me të djathtën ekstreme të Marine Le Pen, Rassemblement National (RN), të fitonte bindshëm balotazhin në një zgjedhje të pjesshme në jugperëndim të Francës muajin e kaluar, pasi kandidati i qendrës së djathtë u eliminua në raundin e parë. Ky episod u konsiderua një shenjë e qartë se, pavarësisht mohimeve të shpeshta, trashëgimtarët tashmë të dobësuar të lëvizjes konservatore të Charles de Gaulle po i afrohen gjithnjë e më shumë një “unie të së djathtës”, një aleancë e diskutueshme që mund të çojë Marine Le Pen ose protežhin e saj, Jordan Bardella, në pallatin Élysée në vitin 2027. Tabuja për çdo...