Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Studimi që ka zgjatur 75 vjet/Çfarë na bën të lumtur, çfarë gjërash kanë me të vërtetë rëndësi në jetë?
75 vjet dhe 20 milionë dollarë, ose 16 milionë euro: kaq ka zgjatur dhe kushtuar studimi i jashtëzakonshëm i njohur si Grant Study, që ka marrë emrin e financuesit, sipërmarrësi amerikan Uilliam T. Grant. Udhëhequr nga një ekip nga Universiteti i Harvardit (SHBA), ai filloi në 1938 dhe përfundoi në 2013; nga viti 1966 deri në fund u drejtua nga psikiatri George Vaillant. Qëllimi i studimit masiv ishte të zbulonte se çfarë na bën të lumtur, çfarë ka me të vërtetë rëndësi në jetë dhe nëse ekziston një formulë ose një recetë që rendit përbërësit. Studiuesit e Harvardit i bënë vetes këto pyetje në mesin e viteve tridhjetë të shekullit XX dhe filluan një projekt ambicioz për të gjetur përgjigjet: ata do të ndiqnin jetët...