Fishta: Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark!

Fishta: Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark!

Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark! Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga Gjergj Fishta në vitin 1913. “Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andrra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep. E pra atdhetarët e shkretë plasën, plasën tuj folë për atdhe e tuj punu për vehte. Por ç’dobi! Për Shqipni s’po...