Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Është një varr i pambyllur”/ ’21 janari’, reagon ashpër analisti: Ia ka borxh edhe vetvetes, këtë vrasje ndërgjegje
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në një studio televizive ka deklaruar se ngjarja e 21 janarit është një varr i hapur dhe duhet një hetim sa në linjën penale ashtu edhe atë politike. Duke analizuar thërritjen e Berishës në SPAK për 21 janarin, Vangjeli theksoi se ajo çka ka ndodhur nga viti 2011 deri më sot tregon shumë për trajektoren politike të Partisë Demokratike. Ai shpjegoi se nga eksponentët kryesorë të Partisë Demokratike, nisur nga Sali Berisha nuk është thënë e vërteta për 21 janarin. “Ka detyrën dhe detyrimin që të rrëfejë të vërtetën e tij. Çfarë ka ndodhur në 21 janar shpjegon trajektoren shumë të çuditshme, luhatjet, dashuritë, urrejtjet e këtyre personazheve të cilët veç e veç nuk ka dhënë të vërtetën. Ajo që...