Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Miratohet në parim me 83 votat e PS buxheti 8.8 mld euro dhe paketa fiskale, opozita kundër
Në një seancë maratonë që zgjati rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026, me një vlerë totale prej 8.8 miliardë eurosh, si edhe tetë projektligjet që përbëjnë paketën fiskale. Projektbuxheti u miratua vetëm me votat pro të shumicës socialiste, 83 gjithsej, ndërsa opozita votoi kundër, siç ishte parashikuar. Nga radhët e socialistëve pati dy përjashtime: deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët nuk mbështetën tre nga projektligjet e paketës fiskale. Braçe nuk mori pjesë në votimin për projektligjin “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa Sinaj nuk votoi dy projektligjet që lidhen me paketën e paqes fiskale. Buxheti prej 8.8 miliardë eurosh synon të financojë shërbimet shëndetësore, pagat, skemat e mbështetjes për familjet në...