Një specie e re pterosauri zbulohet

Një specie e re pterosauri zbulohet

Paleontologët kanë zbuluar një specie të re të zvarranikut fluturues parahistorik në një nga vendet më të pazakonta të mundshme, brenda të vjellave të fosilizuar të një dinozauri. Mbetjet e një pterosauri të panjohur më parë, të quajtur Bakiribu waridza, u gjetën në Brazil, dhe emri i tij do të thotë "gojë krehri" në gjuhën e popullit indigjen Kariri, shkruan Science Alert. Nofullat e këtij pterosauri ishin të mbushura me dhëmbë të gjatë të cilët ndoshta i përdorte për të filtruar krijesa të vogla nga uji, sikurse bëjnë balenat sot. Bakiribu është pterosauri i parë me këtë dietë që gjendet në Brazil, dhe u ofron shkencëtarëve njohuri të reja mbi evolucionin e këtyre zvarranikëve fluturues interesantë. Shkencëtarët mund të mos e kenë ditur kurrë për...