Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Natë e vështirë për Lezhën, prurjet dëmtojnë argjinaturën në Tale. Në Mirditë problem shembjet
Qarku i Lezhës ka kaluar sërish një natë të vështirë si pasojë e motit të keq me reshje te dendura shiu. Në zonën e Tales, rritja e nivelit të ujit të lagunës shkaktoi dëmtim të argjinaturës, duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara. Gjatë gjithë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar për forcimin e argjinaturës me qëllim minimizimin e pasojave të mëtejshme dhe fatmirësisht nuk ka banesa të përmbytura. Ndërkohë, situata ka qenë problematike edhe në Mirditë, ku aksi rrugor Rrëshen–Bukmirë ka pësuar shembje në disa pika, duke rrezikuar bllokimin e qarkullimit. Punëtorët dhe mjetet kanë punuar gjatë gjithë natës për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, dhe Prefekti i Qarkut Lezhë,...