Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Kapet në Fier me qëllim ekstradimin në Itali një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Policia finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi: Elvis Ziu alias Renato Ziu, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.