Berisha 2 orë në SPAK, Zogaj: Tani s’ka më tabu, Strasburgu detyron hetim për vrasje shtetërore

Berisha 2 orë në SPAK, Zogaj: Tani s’ka më tabu, Strasburgu detyron hetim për vrasje shtetërore

Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ku qëndroi për rreth dy orë për të dëshmuar lidhur me ngjarjet tragjike të 21 Janarit 2011. Kjo zhvillim, pas gati 15 vitesh nga ngjarja ku u vranë katër protestues, u komentua nga analisti Preç Zogaj në emisionin “Trialog” në RTSH, në moderimin e Alba Alishanit, i cili e cilësoi këtë si “lajmin e ditës” dhe një hap pozitiv për drejtësinë. Zogaj: S’ka më tabu Preç Zogaj theksoi rëndësinë e këtij veprimi, duke argumentuar se ai tregon se SPAK-u nuk njeh më kufij apo pozita politike. “Ky është një zhvillim pozitiv dhe do të thotë që tani nuk ka më tabu. Imagjino sa kohë ka humbur Shqipëria...