Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Jemi në katastrofë”/ Moti i keq ‘paralizon’ vendin 15 hektarë nën ujë në qarkun e Korçës, reagojnë fermerët: Lekët dëm
Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qarkun e Korçës, ku fushat e Maliqit janë ndër më të goditurat. Sipas fermerëve të zonës, rreth 10–15 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Prurjet e shtuara të lumenjve Devoll dhe Dunavec kanë mbuluar të mbjellat me misër dhe patate, ndërsa dëmet llogariten në miliona lekë. “Kam rreth 2 milionë e gjysmë lekë dëm. Jemi në katastrofë. Vjet humba 15 milionë lekë”, tha një fermer duke folur për mediat.