Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Uji rrezikon banesat/ Moti i keq, çahet argjinatura e kënetës në Tale, përmbyten disa rrugë
Banorët e zonës se Mylte në Tale raportojnë se niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke dalë nga këneta dhe duke përmbytur disa rrugë, oborre dhe sipërfaqe bujqësore. Sipas banorëve, problemi ka nisur pas çarjes së argjinaturës së kanalit kryesor, e cila shërben si mbrojtje për zonën e banuar. Çarja dyshohet të ketë lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit, duke e vënë komunitetin në rrezik. Banorët thonë se uji po shtohet me shpejtësi dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile, ndërsa shprehen të shqetësuar për mundësinë e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.