Komedia “Si ta doni” e Shekspirit nga Teatri Kombëtar hap festivalin e teatrit “Moisiu” në Prishtinë

Komedia “Si ta doni” e Shekspirit nga Teatri Kombëtar hap festivalin e teatrit “Moisiu” në Prishtinë

Nga Julia Vrapi “Si ta doni”, një komedi nga Shekspiri do të hapë festivalin e teatrit “Moisiu”, që këtë vit zhvillohet në Prishtinë në Kosovë. Trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut këtë vit në garën e festivalit teatror “Moisiu”. Komedia romantike për dashurinë dhe lirinë nga William Shakespeare, produksion i Teatrit Kombëtar në Tiranë me regji nga John Blondell hap këtë festival mbrëmjen e datës 22 nëntor dhe do të shfaqet në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Festivali është një projekt i ndërmarrë nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatrit Kombëtar i Shqipërisë, dhe Teatrit Shqiptar i Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe edicionin e tij të dytë e zhvilloi në Tiranë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se festivali...