“Vetë Sali Berisha ka bredhur nëpër korridore duke inspektuar”/ 21 Janari, Rada: Berisha mbante kallashnikov në dorë

“Vetë Sali Berisha ka bredhur nëpër korridore duke inspektuar”/ 21 Janari, Rada: Berisha mbante kallashnikov në dorë

Gazetari Ardit Rada ka habitur jo pak në emisionin televiziv teksa ka dhënë detaje të panjohura për 21 Janarin e 2011-ës. I pyetur se pse mund të jenë fshirë serverat e Kryeministrisë, Rada tha se kjo nuk lidhet me urdhrin për vrasjet. Sipas tij, kamerat e godinës së Këshillit të Ministrave kanë filmuar Sali Berishën ditën e 21 Janarit teksa mbante vetë automatik në dorë. “Duhet të kuptoni që urdhri për të qëlluar ose jo, nuk filmohet në kamera. Korridoret e Kryeministrisë kanë patur kamera të përgjithshme, që nuk filmonin audio në distancë apo me cilësi. Dhe urdhri në këto raste nuk jepet duke ulëritur. Nga informacionet që unë kam, vetë Sali Berisha ka bredhur nëpër korridore duke inspektuar gardistët dhe në dorë ka patur...