Vlorë/ Operacioni “Endline” – Goditet një rast i shpërndarjes së narkotikëve, arrestohet një 22-vjeçar

Screenshot

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Endline”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të informacionit të siguruar në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, që i riu drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 216 gram lëndë narkotike të dyshuar cannabis, të fshehur poshtë sediljes së shoferit. Po ashtu, u sekuestruan 3 aparate celularë dhe automjeti me të cilin qarkullonte.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e hetimeve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”