Fier – Rriten me shpejtësi prurjet e Vjosës, rrezik përmbytjesh në disa fshatra përgjatë lumit

Prurjet e lumit Vjosë po rriten me ritme të shpejta, duke shkaktuar rrezik të shtuar për përmbytje në disa zona të bashkisë Fier që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit. Situata është duke u monitoruar nga afër nga autoritetet lokale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi, në një prononcim për mediat, bëri të ditur se niveli i prurjeve në pikën matëse të Memaliajt ka arritur kuotën 6 metra dhe vijon të rritet. “Nga përvoja e viteve të mëparshme, kur niveli i ujit i afrohet kuotës 6.5 metra, rreziku për zonën tonë bëhet i pranishëm. Të gjitha zonat e ekspozuara janë nën monitorim të vazhdueshëm”, u shpreh Subashi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Përballë kësaj situate, ai u bëri apel banorëve të zonave pranë lumit që të nisin paraprakisht evakuimin e bagëtive drejt stanëve të sigurta, në mënyrë që të shmangen dëmet e mundshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Ndërkohë, strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier janë pozicionuar pranë Urës së Mifolit, gati për të ndërhyrë në rast të daljes së lumit nga shtrati. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë dhe deri tani nuk është raportuar asnjë problem me furnizimin me energji elektrike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim, ndërsa situata pritet të mbetet dinamike për orët në vijim.