Vlorë/ Dy humbje jete: 36-vjeçari nga Sherishtë dyshohet se konsumoi medikamente bujqësore, 71-vjeçarja bie aksidentalisht në pus

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka njoftuar se janë referuar në Prokurori dy raste të ndodhura më 18 nëntor, ku kanë humbur jetën një 36-vjeçar në Sherishtë dhe një 71-vjeçare në Metoq të Sarandës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Sipas Policisë, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, i cili dyshohet se kishte konsumuar medikamente bujqësore. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai ka ndërruar jetë. Materialet e ngjarjes janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Ndërkohë, nga Komisariati i Policisë Sarandë raportohet se në fshatin Metoq është gjetur pa shenja jete, brenda një pusi në oborrin e banesës së saj, shtetasja M. B., 71 vjeçe. Hetimet paraprake tregojnë se e moshuara dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Të dy rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”