Screenshot
Kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi, në një prononcim për mediat njoftoi se situata e lumit Vjosë është nën kontroll dhe rreziku nga përmbytjet ka kaluar, megjithëse Qendra Operacionale e Emergjencave Civile do të mbetet në gatishmëri të plotë për disa orë të tjera.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas të dhënave të Hidromatësisë në Memaliaj, niveli i ujrave ka filluar të bjerë ndjeshëm, duke treguar që për momentin situata është e qetë. Maksimumi i prurjeve u regjistrua rreth orës 14:30 në nivelin 7, dhe pritet që ky nivel të arrijë rreth orës 19:00-20:00 në fshatrat fundorë të njësive Levan dhe Novoselë. Subashi theksoi se ky nivel, duke u bazuar edhe në përvojën e viteve të kaluara, nuk paraqet rrezik për daljen e lumit nga shtrati. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Lajm i mirë është gjithashtu se niveli i ujrave në zonën Tepelenë-Memaliaj ka rënë rreth 70-80 cm krahasuar me mesditën, çka tregon qartë që pjesa më kritike e situatës ka kaluar. Subashi shprehu siguri se orët e mbetura të ditës dhe nata do të jenë të qeta dhe pa probleme për komunitetin.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Kreu i bashkisë bëri me dije se situata do të monitorohet vazhdimisht dhe se mjetet dhe forcat e emergjencës do të qëndrojnë në gatishmëri për çdo eventualitet të mundshëm, duke garantuar sigurinë e banorëve. Ai falënderoi gjithashtu qytetarët për bashkëpunimin dhe vigjilencën gjatë këtyre momenteve kritike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
