Seanca maratonë / Me 83 vota, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

Seanca maratonë / Me 83 vota, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

Në një seancë të zgjatur parlamentare që vazhdoi rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 20 nëntor 2025, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026 me një fond prej 8.8 miliardë eurosh, së bashku me 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti u kalua vetëm me votat e mazhorancës socialiste, 83 pro, ndërsa opozita votoi kundër. Dy deputetë të PS-së, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, dolën nga linja e grupit duke mos marrë pjesë në disa prej votimeve të projektligjeve fiskale. Braçe mungoi në votimin për ligjin e taksave vendore, ndërsa Sinaj nuk votoi dy nismat e lidhura me paqen fiskale. Fondi prej 8.8 miliardë eurosh do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve publike, duke...