Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Arben Malaj: Belinda Balluku, prezumimi i pafajësisë është parim që duhet mbrojtur
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar debatin e ashpër parlamentar lidhur me çështjen e ministres Belinda Balluku, duke theksuar se bllokimi i institucioneve nuk i shërben as opozitës dhe as procesit demokratik. Në një intervistë televizive, Malaj nënvizoi rëndësinë e respektimit të prezumimit të pafajësisë si një parim themelor i shtetit të së drejtës. Sipas tij, fakti që një zyrtar merret i pandehur apo nën hetim nuk mund të konsiderohet automatikisht si fajësi. “Ne vetë diskutojmë për ndryshimet në Kodin Penal për t’i dhënë më shumë rëndësi prezumimit të pafajësisë. Në momentin që një individ merret i pandehur, kjo nuk do të thotë se është fajtor,” u shpreh Malaj, duke shtuar se nuk merr në mbrojtje askënd dhe nuk akuzon askënd personalisht. Ai kritikoi...