Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Idajet Beqiri: 21 janari i 2026-ës do i gjejë Berishën e Bashën me akuzë, rrezikojnë burgim të përjetshëm
Avokati Idajet Beqiri thotë se 15 vjetori i krimit shtetëror të 21 janarit do t’i gjejë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm me akuzë. Ai thotë se për këtë ngjarje rrezikojnë dënim të përjetshëm. “Janë bashkëpunëtorë, edhe Berisha dhe Basha. Edhe Prendi është pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Është provë ajo që zhduke serverët, që nuk e ekzekutive urdhra e arrestit, i mbajte te kryeministria, ata vranë ti i dekorove, krijove alibinë, the që gjuajtjet janë bërë me çadra pistoletë. Strasburgu e nxjerr në mënyrë të plotë që është bërë në drejtim të mishit, nga kangjellat e kryeministrisë. Janë prova të gjitha. 21 janari do i gjejë më akuzë të gjithë këta. Akuza nuk ka dënim tjetër, vetëm burgim të përjetshëm”, tha Beqiri.