Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Rama do të bëjë 36 bashki, si ne kohën e Partisë së Punës”, Alibeaj: Kontroll total mbi opozitën për reformën
Ish-ministri i Drejtësisë, aktualisht pjesë e Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, u shpreh në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli se kryeministri Edi Rama synon të krijojë 36 bashki, duke e krahasuar me strukturën e Partisë së Punës në kohën e diktaturës. “Do të shihni, do të ketë një vend me 36 bashki. Do ta bëjë si Partia e Punës. 36 rrethe ka qenë në atë kohë, 36 bashki do të bëjë edhe ky. Është i inspiruar nga ajo shkollë politike dhe mendim, dhe kështu duhet ta çojë përpara”. Ai shtoi se reforma e re administrative dhe zgjedhore po bëhet me një kontroll të qartë mbi opozitën: “E ka shumë gabim… sepse ka gjetur një opozitë që e kontrollon, dhe kështu e kontrollon edhe reformën...