Shkencëtarët/ Prindërit duhet t’i kërkojnë “miratim” foshnjës para se t’i ndërrojnë pelenën

Shkencëtarët/ Prindërit duhet t’i kërkojnë “miratim” foshnjës para se t’i ndërrojnë pelenën

Studiuesit australianë po këshillojnë prindërit që t’i përfshijnë foshnjat në procesin e “miratimit” edhe gjatë një veprimi të thjeshtë, siç është ndërrimi i pelenës. Sipas tyre, kjo nuk ka të bëjë me marrjen e një përgjigjeje verbale nga një fëmijë që nuk flet ende, por me ndërtimin e ndjeshmërisë ndaj kufijve truporë që në moshë shumë të hershme. Debati nisi në vitin 2018, kur një eksperte australiane këshilloi prindërit të kërkonin “miratimin” e foshnjës para ndërrimit të pelenës, duke shkaktuar reagime të shumta dhe edhe irritim nga shumë prindër. Tani, dy shkencëtare nga Deakin University, Dr. Nicole Downs dhe Dr. Katherine Bussey, po mbështesin këtë ide, duke theksuar se është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë rreth autonomisë trupore që në fillimet e jetës. Sipas...