Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zelensky: Për t’i dhënë fund luftës në Ukrainës, SHBA duhet të jetë “efektive dhe e fortë”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se udhëheqja amerikane duhet të mbetet “efektive dhe e fortë” për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë, më shumë se tre vjet e gjysmë pas nisjes së luftës. “Në qendër të çdo përpjekjeje për të ndalur gjakderdhjen dhe për të arritur paqe të qëndrueshme qëndron bashkërendimi me të gjithë partnerët tanë, dhe mbi të gjitha që udhëheqja amerikane të jetë e fortë dhe funksionale,” shkroi Zelensky në Telegram, pas takimit që zhvilloi në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Zelensky theksoi se vetëm SHBA-të dhe presidenti amerikan Donald Trump “kanë fuqinë e mjaftueshme për ta përmbyllur këtë luftë”. Ai shtoi se Erdoğan ka paraqitur disa propozime për formatin e negociatave të paqes, duke vënë në dukje rolin...