Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
90% e pagesave bëhen me para në dorë/ Shqipëria e katërta në nivel global
Rreth 90% e pagesave në Shqipëri kryhen ende me para në dorë. Me këtë nivel, vendi renditet i katërti në botë për përdorimin e parasë fizike në transaksionet e përditshme të mallrave dhe shërbimeve. Një raport i ri global për vitin 2025 e pozicionon Shqipërinë pranë disa prej ekonomive më pak të dixhitalizuara të botës. Sipas raportit të Forex.se, Etiopia dhe Gambia kryesojnë renditjen me rreth 95% të transaksioneve në “cash”, ndërsa Shqipëria pason menjëherë me 90%. Indeksi thekson se përdorimi i lartë i parasë fizike në Shqipëri lidhet me faktorë si niveli i ulët i përfshirjes bankare, qasja e kufizuar në internet në zonat rurale dhe mungesa e infrastrukturës së pagesave digjitale veçanërisht terminalet POS për bizneset e vogla. Në të njëjtin nivel me...