Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Hetimi duhet të nisë nga…”, Gjikondi zbulon detajet: Ja “fija” që lidh 21 janarin me tragjedinë e Gërdecit
Juristja Brizida Gjikondi, e pranishme në një emision televiziv ngriti alarmin për një prej elementeve më të rëndësishme dhe më pak të trajtuara në hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011 si zhdukjen e serverave të Kryeministrisë, që sipas saj përmbanin provat kyçe të asaj dite. Sipas saj, ky është momenti ku fillon “krimi më makabër” dhe rrjedhimisht edhe kultura e mosndëshkimit. Ajo solli si shembull dhe bëri paralelizëm edhe tragjedinë e Gërdecit, duke theksuar se edhe në atë rast ndodhi e njëjta gjë. “Mua më shqetëson më shumë që askush nuk merret me ata që kanë zhdukur serverat, se aty fillon krimi më makabër dhe aty fillon mosndëshkimi. Edhe për gërdecin, të njëjtin histori kemi, zhdukjen e serverëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të...