Moti i keq/ Dëmtohen 1.2 ha sera me luleshtrydhe, fermerët apel për ndihmë

Moti i keq/ Dëmtohen 1.2 ha sera me luleshtrydhe, fermerët apel për ndihmë

1.2 ha sektarë sera janë dëmtuar nga përkeqësimi i kushteve të motit në Buzmadh të njësisë administrative Cakran. Sipas fermerëve të prekur nga stuhia, serat janë të kultivuara me luleshtrydhe, kulturë kryesore në ekonomitë e tyre familjare. Edhe pse dëmshpërblimet janë një histori e hidhur për shumë fermerë të dëmtuar ndër vite të kësaj zone, pasi nuk kanë përfituar asnjëherë, ata i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse t’i ndihmojnë për të përballuar dëmet nga pasojat e motit të keq.