‘Buxheti 2026 nuk i përket qytetarëve’, Likaj: Kontrollohet nga Rama dhe Balluku

‘Buxheti 2026 nuk i përket qytetarëve’, Likaj: Kontrollohet nga Rama dhe Balluku

Deputeti i PD, Ramadan Likaj, në fjalën e tij në Kuvend theksoi se buxheti për vitin 2026 nuk u përket qytetarëve. Sipas tij, kontrollohet dhe shpërndahet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama. “Sot mbas një periudhe më shumë se dy muaj më jepet e drejta të marr fjalën për faktin që maxhoranca arrin për herë të parë miraton qeverinë për 27 minuta. Një gjë që s’ka ndodhur asnjëherë në një vend demokratik. Buxheti i 2026 është i cunguar. Një buxhet që realisht nuk i përket qytetarëve. E vërteta është që ky buxhet është i mirëplanifikaur për disa segmente. 70% e këtij buxheti shpërndahet nga kryeministri ose Ballukut. Në buxhetin e 2026 nuk shikoj asgjë për Malësinë e Madhe.”, tha.