Leskaj: Projektbuxheti 2026 thellon problemet strukturore të ekonomisë dhe varfërinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj deklaroi sot se projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale që e shoqëron nuk adresojnë problemet strukturore të ekonomisë shqiptare, por përkundrazi i thellojnë ato.
Duke marrë fjalën në Kuvend teksa po diskutohet pr.buxheti për vitin që vjen, Leskaj tha se dokumentet e paraqitura reflektojnë një filozofi vazhdimësie, mbështetje të PPP-ve, rritje të shpenzimeve të administratës publike, orientim drejt konsumit dhe mungesë vizioni për zhvillim.
Sipas tij, projektbuxheti paraqet disa problematika kryesore, mes tyre mungesën e një minimumi jetik si instrument social, forcimin e një modeli ekonomik pa vlerë të shtuar, rritjen e pabarazisë dhe përkeqësimin e treguesve socialë.
Deputeti Leskaj theksoi se bujqësia, arsimi dhe shëndetësia mbeten të nënfinancuara, ndërsa klima e biznesit dobësohet dhe korrupsioni rritet.
Leskaj u shpreh se industria prodhuese dhe bujqësia, dy sektorët kyç për një rritje të qëndrueshme, janë në rënie të vazhdueshme, çka sipas tij duhet të alarmojë politikëbërësit.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon pa një minimum jetik të përcaktuar, duke shtuar se paga minimale vendoset në mënyrë arbitrare, pa një prag që reflekton koston reale të jetesës.
Duke iu referuar të dhënave të institucioneve ndërkombëtare, Leskaj deklaroi se mbi 60% e rritjes së PBB-së vjen nga konsumi familjar dhe ai publik, ndërsa bujqësia dhe industria prodhuese janë në rënie, duke prodhuar një ekonomi të varur nga shteti dhe jo nga sektori prodhues.
Ai theksoi se rritja e shpallur e mirëqenies është vetëm nominale, pasi qytetarët vijojnë të preken nga rritja e çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe produkteve bazë.
“Ende nuk kompensohet rritja e çmimeve, ndërsa inflacioni i viteve të fundit ka konsumuar fuqinë blerëse të familjeve”, tha ai.
Leskaj kritikoi mungesën e transparencës për kontratat PPP dhe vuri në dukje se ulja e deklaruar e borxhit publik mbetet e diskutueshme për shkak të borxhit të fshehur që rëndon mbi taksapaguesit.
“Sipas INSTAT, 20% e qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme, ndërsa 40% e shpenzimeve të një familjeje mesatare shkojnë për ushqime bazë. Rritja e çmimeve të ushqimeve me rreth 30% në 3-4 vitet e fundit, ka goditur veçanërisht shtresat më të brishta”, theksoi ai.
Leskaj vuri në dukje se pensionistët dhe punonjësit me paga të ulëta do të vijojnë të jetojnë në kufijtë e varfërisë, ndërsa shtresa e mesme treg