Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Marrja në pyetje e Berishës për “21 Janarin”, Alibeaj: E vonuar, ngjarja po përdoret politikisht
Të vonuar e cilëson, Enkelejd Alibeja thirrjen e Sali Berishës nga ana e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion në lidhje me procesin e 21 janarit, ku 4 qytetarë u vranë gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe. I ftuar në Off the Record, ish-ministri i Drejtësisë, Alibeaj shtoi se kjo ngjarje ka nevojë për drejtësi për të gjitha palët, dhe mbi të gjitha që të mos përdoret më politikisht. “Marrja në pyetje e Berishës ishte e vonuar.. Për viktimat.. Ata e dinë për kaq kohë me një brengë që nuk mund të rikthehet. Bërja e drejtësisë është një lloj shpagimi. E vonuar dhe për Berishën, e ka thënë dhe vetë. I vonuar dhe për Ramën, sepse mbi këtë çështje PS dhe ai vetë e...