Juristja Brisida Gjikondi ka komentuar në një studio televizive ngjarjen e regjistruar në Lushnje, ku u evidentua një tentativë për blerje vote me 500 euro në favor të demokratëve. Ajo e cilësoi këtë rast si një përsëritje të skemës së përdorur në çështjen e Fredi Bejlerit, duke akuzuar opozitën për një strategji të njëjtë në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Gjithashtu, Gjikondi vuri në dukje se Qarku i Fierit pritet të sjellë problematika serioze gjatë procesit zgjedhor, duke përmendur në veçanti rolin e Gazment Bardhit në këtë zonë, për të cilin tha se po përpiqet të justifikojë “tradhtinë” ndaj vetvetes.
“Ajo që ndodhi me Bejlerin është e njëjta skemë. Edhe kjo e Lushnjes, Berisha bën të dytën herë të njëjtën skemë. Ku është Gaz Bardhi? Bardhi është në fije të perit në këtë proces zgjedhor, do përdorë të gjitha mënyrat të justifikojë tradhtinë që i bëri vetes së tij në radhë të parë. Do presim goxha problematika nga Fieri, ku është Bardhi ka gjithmonë probleme,” tha ajo.
‘Fieri pritet të jetë vatër problematikash zgjedhore’, Gjikondi: Gaz Bardhi, në fije të perit
