“Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti, s’e ke të gjatë”- Jorida Tabaku përplaset me ministrin e Financave

“Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti, s’e ke të gjatë”- Jorida Tabaku përplaset me ministrin e Financave

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po paguan ende miliona lekë për inceneratorët, ndërsa ministrit i tha se do të ketë të njëjtin fat si Arben Ahmetaj.  Deputetja Tabaku ironizoi Malajn duke u shprehur “kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve”, ndërsa ai replikoi duke thënë: “e keni përpara listën se ku kanë vajtur 1 miliardë lekë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane. Janë 1 miliardë leke që shpërndahen në mbi 41 bashki për menaxhimin e mbajtjeve urbane.”  Tabaku nga ana tjetër i përmendi Malajt paraardhësin e tij, Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati, duke i thënë se dhe ai përdorte të njëjtën gjuhë, por...