Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Braçe me zarf me vete në Kuvend, i tregon opozitës me kartëmonedha se sa do të rritet pensioni
Deputeti socialist Erion Braçe ka zgjedhur një mënyrë efikase për t’i sqaruar qytetarëve që e ndjekin përmes ekranit seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë, ku po diskutohet për buxhetin, por edhe deputetëve të opozitës se sa do të jetë rritja e pensioneve. Braçe tha se gjatë gjithë viteve si deputet, qoftë në opozitë apo dhe në mazhorancë, për herë të parë po flitet për rritje pensioni me mijë lekë, jo më me qindarka. Për t’i dhënë fund lojërave të fjalëve për rritjen e pensioneve, Braçe kishte marrë me vete një zarf me kartëmonedha, për t’i demonstruar para qytetarëve por edhe opozitës se sa do të jetë rritja e pensioneve. “Ju më keni dëgjuar mua herë në opozitë e herë në mazhorancë, por për herë të...