Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Përmbytjet në Delvinë, shembet ura që lidh 3 fshatrat, banorët mbeten të izoluar
Në Delvinë është shembur ura që lidh fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj me qytetin e Delvinës dhe me Sarandën, duke izoluar plotësisht banorët e këtyre tre komuniteteve. Sipas informacioneve nga terreni, një tombino e shembur pranë urës ka shkaktuar dëmtime serioze në strukturën e saj, duke bërë që rruga të thellohet ndjeshëm dhe të bëhet totalisht e pakalueshme. Për momentin, banorët nuk kanë asnjë akses rrugor drejt qendrave më të afërta, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve për të vlerësuar dëmin dhe për të rikthyer sa më shpejt lëvizshmërinë në zonë.