Shqiptari në Athinë rreh për vdekje një grek, arrestohet bashkë me babanë (Emrat)

Shqiptari në Athinë rreh për vdekje një grek, arrestohet bashkë me babanë (Emrat)

Një 58-vjeçar grek ka humbur jetën nga dhuna fizike e ushtruar nga një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Neo Kosmo të Athinës, kur 58-vjeçari, teksa drejtonte mjetin, është aksidentuar dhe ka humbur jetën. Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjeçari grek. Policia, përmes kamerave të sigurisë, zbuloi se ai fillimisht kishte debatuar verbalisht me drejtuesin e një motorri, i cili më pas e ka ndjekur dhe ka arritur ta kapë duke e dhunuar fizikisht. Nga kamerat e sigurisë është identifikuar autori, shtetasi shqiptar Igli Shano, 29 vjeç, nga Bilishti. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe babai i tij, Mondi Shano, i cili akuzohet për tentativë...