Masakra në Manëz, policia sekuestron edhe armën e krimit që përdori Daniel Pepa pas sherrit për kafen

Masakra në Manëz, policia sekuestron edhe armën e krimit që përdori Daniel Pepa pas sherrit për kafen

Policia e Durrësit ka zbuluar detaje pas vetëdorëzimit të të riut Daniel Pepa tek autoritetet pas vrasjes së kryer në 22 tetor në Manëz.  Autoritetet kanë arrestuar 21-vjeçarin që dyshohet se vrau një person pas sherrit me kamarierin në një lokal në Manëz. Të riut iu sekuestrua edhe arma e krimit, një pistoletë tip “Beretta”.  Njoftimi i policisë:  Durrës  Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës.  Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në...