Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha në SPAK për 21 janarin, Adriatik Lapaj: Duhet vendosur drejtësi, u vranë 4 protestues
Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për herë të parë pasi dha llogari për 21 janarin, ku 4 protestues u vranë në Bulevard më 2011-ën. Për kreun e ‘Nismës Thurje’ Adriatik Lapaj, për 21 janarin duhet që të bëhet drejtësi. I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ai tha se dhe përgjegjësit kryesor të 4 protestuesve të vrarë në Bulevard duhet që të dalin para drejtësisë. ‘Nuk duhet që të vriten qytetarët në mes të Bulevardit, kjo duhet që të jetë republikë e qytetarëve. Për 21 janarin duhet bërë drejtësi ata që kanë marrë jetën e qytetarëve duhet që të përgjigjen, sepse 4 djemë mungojnë tek prindërit e tyre, 4 vëllezër mungojnë tek motrat e tyre. Drejtësia është duke punuar në një terren të vështirë dhe s’është e lehtë, sot jemi tek fakti...