Namik Selmani: Ligjërimi i kangjelave

(Kushtuar këngëtares lirike Tefta Tashko Koço)
Mjaftonte një piano që vinte si dallandyshe përtej qiejveTë na jepje magjinë Teftë moj, filiz kënge i pashteruarTë na hapje pa trokitje, strehëza diellore dritëfarfurieTë na hidhje çarçafë me tinguj të gjerdanuar.

Na çurgërove sylynjarët e shpirtit tonë si detiNa blerove livadhet, manat e gjithë lulet i petalove.Udhët kishin baltë e gurët i kishte thinjur kurbetiPuploheshin ditët, dhe pse buka mungonte mes sofre.
Teftë moj, gjeth që s’e vyshk asnjë vjeshta e vitevel bëre pelikanët që mes sqepave të këmbejnë puthjen.Në flokët e nuseve mollët skuqeshin mes tingujveMe një stap hyjnor këmbanat në djepe përkunden.
Në pllakëza pariziene këndonin rrugicat me kangjeleVjeshtrave për ty zogu rrugën e kthimit harronteOo, ti na solle një shportë me tinguj dritëargjenda.Me ison që ta mbanin bletët që bletonin në hoje.
Dhe kuajt trokëllinin pas pajtonëve me zileNga sëndykët dilnin tingujt që dehnin dhe plisin.Teftë moj, ç’i bëre të dridhen kangjelat në vite.Dhe në zemra na vure fjongo të pëjretshme përurimi.

ObserverKult

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *