Dije Demiri Frangu: Çdo udhë soset kur nisesh – ObserverKult
Në telefon më pëshpërit se të dhëmb gjithkah Se të ka ikur shpirti diku kah unë e assesi s’po e gjenSe gishtërinjtë e vegjël të këmbëve netëve të bien poshtë shtratit Bashkë me gishtin e unazës që këputet si lule e vyshkurSe gjithë venat e trupit gjarpërinj rreth qafe të janë bërëDuke më kërkuar shtratit si kokërr gruriO sa tmerr më jep derisa më pëshpërit në telefonSe prej ditës kur m‘i paske pas falë sytëJe bërë si ai Homeri –tokë e zezëSa krejt botën e sheh top të pëlcitur -fillo e fli në krahun e djathtë, të themDhe lexo para gjumit lirika të lehta Gishtërinjtë vej aty ku ishin e ktheje kohën e dielltë E unazën me gishtin që të përkëdhelja-dhe nisu se çdo udhë soset kur nisesh kur nisesh të vish tek unë, nisugjeje shpirtin e humburnisu e m’i sill ata sy që i ke si globit’i shkëpus gjarpërinjtë nga qafae duart e mia t’i vë aty të pushojnë duke t’i shikuar sytë që i ke si globi
ObserverKult

Leave a Reply