PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet, pasojë e dështimit të institucioneve

Kryetari i PD, dega Kurbin, Edmond Shkëmbi, ka reaguar ashpër ndaj pushtetit vendor pas situatës së rënduar nga reshjet e dendura të shiut, që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme tek qindra banorë të zonës.
Në një deklaratë publike, Shkëmbi akuzoi Bashkinë e Kurbinit për mungesë përgatitjeje dhe mosveprim, duke theksuar se përmbytjet nuk janë thjesht pasojë e motit, por rezultat i dështimit në kryerjen e punimeve parandaluese dhe pastrimin e kanaleve, si dhe mungesës së menaxhimit të rrezikut.
“Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah papërgjegjshmërinë e institucioneve të Bashkisë Kurbin. Qindra familje janë prekur sepse nuk janë bërë ndërhyrjet e duhura në kohë,” shprehet kreu i PD Kurbin.
Postimi:
“Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah mungesën e përgatitjes dhe mosveprimin e institucioneve të Bashkisë Kurbin.
Përmbytjet që prekën qindra familje nuk janë thjesht pasojë e motit, por e mungesës së punimeve parandaluese, pastrimit të kanaleve dhe menaxhimit të riskut.
Qytetarët e Kurbinit kanë të drejtë të kërkojnë llogari dhe të presin institucione që funksionojnë, jo reagime të vona. Situata e krijuar tregon qartë nevojën për administrim më të përgjegjshëm, transparencë dhe planifikim real për mbrojtjen e komunitetit.
Qëndrojmë pranë çdo familjeje të prekur dhe kërkojmë që masat e domosdoshme të ndërmerren menjëherë për të shmangur përsëritjen e kësaj gjendjeje” shkruan Edmond Shkëmbi.