Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gjoni i qan hallin qytetarëve me xhup që kushton nga 1 deri në 3 mijë euro
Në foton sot deputet i PD, Gjin Gjoni, i veshur me një xhup Moncler që vlerësohet të kushtojë mes 1000 dhe 3000 euro, ndërsa i ka shkuar për vizitë një zonje të moshuar në kushte të vështira. Ndriçimi i dhomës vjen nga drita e telefonit, ndërsa sfondi tregon varfëri, thasë me ushqime dhe një shtëpi të rrënuar. Kontrasti i fotos është i madh: një politikan me veshje luksoze përballë një qytetareje që jeton mes mungesës dhe nevojës. Në vend që pamja të fliste për solidaritet, ngre më shumë pyetje se sa përgjigje mbi mënyrën se si politika shqiptare e sheh “hallexhiun”. Një foto që flet vetë më shumë se çdo koment.