Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folur për protestën e opozitës si dhe për situatën në të cilën gjendet vendi aktualisht.
Në një dalje televizive, Muçollari është shprehur se vendi ndodhet në një moment kritik ku qytetarët duhet të ndërgjegjësohen.
Ai tha se është detyra e opozitës që të bisedojë me qytetarët në çdo cep të Shqipërisë për të ndryshuar realitetin dhe për të sjellë në shina shtetin, qeverinë dhe ekonominë.
Muçollari theksoi se kemi një shoqëri të dorëzuar ndaj dhe opozita duhet të gjejë intrumentet e duhura për ta ringritur.
Më tej shprehur bindjen se pas ciklit të foltoreve do të ketë protesta të mëdha.
“Unë e shoh si një moment kritik ku qytetarët duhet të ndërgjegjësohen. Është detyra e opozitës të bisedojmë me qytetarët në çdo cep për të ndryshuar realitetin, për të sjellë në shina shtetin, qeverinë, ekonominë.
Duket si një situatë dëshpëruese nga ana e qytetarëve, që për fat të keq vjen edhe për prishjen morale të normave të shoqërisë.
Kemi shenja të një shoqërie të dorëzuar, ndaj dhe opozita duhet të gjejë instrumentet e duhura. Opozita ka krijuar një cikël, foltoret për të komunikuar me qytetarët. Jam i bindur që pas këtyre foltoreve do të shkojmë në protesta të mëdha”, tha Muçollari.
Muçollari/ Pas ciklit të foltoreve do të ketë protesta të mëdha
