Peleshi përjashton Agron Shehajn nga seanca, Balluku: Ngele si soprano, fol si burrë!

Peleshi përjashton Agron Shehajn nga seanca, Balluku: Ngele si soprano, fol si burrë!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga salla e parlamentit deputetin Agron Shehaj, i cili në momentin që zv.kryeministrja Belinda Balluku mori fjalën, ai ka ndërhyrë duke e penguar që të flasë. Shehaj i është drejtuar Ballukut duke i thënë se është një turp referuar statusit të saj si e pandehur nga SPAK e akuzuar për shpërdorim të fondeve publike, ndërsa Balluku i tha se ai do të mbetet gjithmonë një pronar call center-ash që nuk paguan dot as sigurimet shoqërore. “Nuk do bëhesh dot politikan. Do mbetesh një pronar i vogël i call centar-ve që nuk paguan dot sigurimet shoqërore. Nuk bëhesh dot politikan po nuk dole në fushëbetejë. I paguan ato djem dhe vajza me një rrogë më të vogël se minimalja. Ngele...