Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Gjykata e Lartë rrëzon Belerin: Nuk ka hetim për Olta Xhaçkën
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojnë rekursin e Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, lidhur me tjetërsimin e tokave në Himarë, ku parashikohej ndërtimi i një resorti turistik që kishte përfituar statusin e investitorit strategjik. SPAK kishte vendosur dy herë mosfillimin e procedimit penal, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte urdhëruar që të hetonte kallëzimin e Fredi Belerit, duke argumentuar se kishte elemente që ngrihnin dyshime të arsyeshme për konsumim të veprave penale dhe konflikt interesi. SPAK nuk u pajtua me këtë vendimmarrje dhe iu drejtua Apelit Antikorrupsion, i cili, ndryshe nga Shkalla e Parë, i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme. Tashmë, Gjykata e Lartë, me...