E rëndë Sarandë/ Familjarët e kërkonin, gruaja gjendet e pajetë në pusin e banesës

E rëndë Sarandë/ Familjarët e kërkonin, gruaja gjendet e pajetë në pusin e banesës

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet për vlerësim, pasi më datë 18.11.2025 është gjetur pa shenja jete shtetasja M. B., 71 vjeçe, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, Sarandë. Nga veprimet paraprake dyshohet se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 71-vjeçarja e gjetur e pajetë është Maria Beqiraj, e cila u gjet nga e bija, pasi kishte disa orë që kërkohej nga familjarët.