Italia hap hetime për “safaris njerëzorë”: Evropa po bën sikur nuk e di të vërtetën që e njeh prej tre dekadash

Italia hap hetime për “safaris njerëzorë”: Evropa po bën sikur nuk e di të vërtetën që e njeh prej tre dekadash

Kur një shtet europian hap një hetim në vitin 2025 për faktin se qytetarët e tij mund të kenë paguar për të qëlluar mbi civilë gjatë rrethimit të Sarajevës, kjo nuk është shenjë guximi – por pranim i një dështimi moral dhe politik, që Evropa e ka bartur mbi vete për më shumë se tridhjetë vjet. Hetimi i Italisë për “safaris njerëzorë” nuk është vetëm një procedurë penale; është një pasqyrë përballë së cilës kontinentit i është dashur një jetë e tërë që të ketë guxim të shikojë. Sepse e vërteta është e thjeshtë dhe e dhimbshme: gjatë viteve ’90, Evropa e dinte. E dinin gazetarët, diplomatët, vëzhguesit ushtarakë, organizatat humanitare. E dinin se Sarajeva ishte kthyer në arenë të vdekjes, ku snajperët matnin jetën...