Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pagesat me kartë, çdo biznes do të jetë i detyruar të ketë të paktën një…
Çdo biznes do të jetë i detyruar të ketë të paktën një terminal POS, që t’i ofrojë klientit të tij mundësinë për të kryer pagesat me kartë. Në Forumin Connect të Pagesave Digjitale, të organizuar në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh se është përgatitur një plan konkret masash për reduktimin e cash-it, i cili javën e ardhshme do të diskutohet me sektorin bankar, aktorët fintech, institucionet publike dhe të gjithë ata që janë pjesë e zinxhirit të pagesave. “Një nga masat konkrete që ne kemi parashikuar që është pjesë e paketës fisklale që do të prezantohet sot në parlament është pikërisht detyrimi për tregtarët që të kenë të paktën një POS dhe brenda vitit 2026...