“SPAK të marrë Ramën në pyetje”, Murrizi ngre alarmin: Deklarata e Berishës sot provon urdhrin për vrasjet e 21 Janarit

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar se e kryeministri Rama duhet të thirret në SPAK për t’u pyetur në lidhje me çështjen e 21 janarit.
Murrizi tha se nëse nuk e thërrasin atëherë ky hetim është një tollovi politike me urdhër të pushtetit.
“Kur ka konflikte mes palësh nuk mund të thirret në prokurori vetëm një palë. Duhet thirrur Rama. Nëse nuk e thërrasin i bie që është tollovi politike me urdhër të pushtetit dhe me ndikimin e atyre që kanë tredhur SPAK-un, qofshin ameriqanët apo amerikanët.
Duhen thirrur palët në konflikt. Rama, përgjimet që ka në atë kohë policia, sa u thirrën tek Taivani, sa u paguan, kush i pagoi, ku u gjetën shkopinjtë, pse u qëllua kush dha urdhër, kush i prishi serverat, nga Endri Hasa, Berishën e kanë thirrur”, tha ai në “MCN”.
Më tej Murrizi tha se deklaratat e sotme e Berishës “nuk e kam dhënë unë urdhrin” tregon që ka pasur një urdhër.
“Qenka dhënë një urdhër përderisa thotë nuk e kam dhënë unë urdhrin. I bie nuk e kam dhënë unë, por Luli. Garda në bazë të ligjit ka zbatuar ligjin e saj dhe të japë shpjegim Garda, zinxhiri komandues, të japin shpjegim ata që kanë qëlluar. Po të isha prokuror për mua fakton që është dhënë urdhër. E ka dhënë ose Luli, ose Medi, ose dikush tjetër. Vetëm me këtë deklaratë. Do pyesja që ‘nëse nuk e ke dhënë t’i urdhrin kush e ka dhënë’”, tha ai.