Në linjë me Apelin e GJKKO, Gjykata e Lartë “rrëzon” Belerin: Nuk ka hetim për Xhaçkën

Në linjë me Apelin e GJKKO, Gjykata e Lartë “rrëzon” Belerin: Nuk ka hetim për Xhaçkën

Gjykata e Lartë është rreshtuar në të njëjtën linjë me Apelin Antikorrupsion në çështjen që lidhet me Olta Xhaçkën. Togat e zeza vendosën të mos pranojnë rekursin e Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, lidhur me tjetërsimin e tokave në Himarë, ku parashikohej ndërtimi i një resorti turistik që kishte përfituar statusin e investitorit strategjik.  SPAK kishte vendosur dy herë mosfillimin e procedimit penal, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte urdhëruar që të hetonte kallëzimin e Fredi Belerit, duke argumentuar se kishte elemente që ngrihnin dyshime të arsyeshme për konsumim të veprave penale dhe konflikt interesi.  SPAK nuk u pajtua me këtë vendimmarrje dhe iu drejtua Apelit Antikorrupsion, i cili, ndryshe nga Shkalla e Parë, i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme.  Tashmë, Gjykata e...