Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Marsel Lela: Letërsia, para së gjithash është përgjegjësi!
Në rubrikën Personale, në ObserverKult, mysafir yni është shkrimtari, Marsel Lela. – Si ndodhi takimi i parë me letërsinë? -Kam lindur me një fantazi dhe natyrë ëndërrimtare të pashërueshme. Ndoshta edhe jeta e fshatit më ka dhënë krahë në këtë. Kjo ka qenë edhe “mblesi” i takimit me letërsinë që në fëmijëri – dëshira dhe nevoja për të eksploruar; shtoji kësaj edhe faktin se jam rritur i rrethuar nga librat. Libri im i parë, ai të cilin kam lexuar nga fillimi në fund ka qenë “Aventurat e Çufos” i Gaqo Bushakës, mjeshtër i letërsisë për fëmijë. E kam lexuar kur kam qenë në klasë të parë, nga Biblioteka e Shkollës. Më lejoni të dal pak nga tema dhe të tregoj një histori që ka të bëjë me...